Droga ka mbërthyer edhe shkollat, nxënëset e Paskuqanit përfundojnë në spital

457
Sigal

 

Deputetët, Asllan
Dogjani dhe Roland Keta vizituan dje repartin e Toksikologjisë në QSUT, ku po
trajtohen nxënëset që patën probleme shëndetësore sot në një shkollë në
Paskuqan, pas dyshimeve serioze të përdorimit të drogës në ambientin e klasës
së tyre. Të gjitha shenjat dhe dëshmitë tregojnë se në shkollë është konsumuar
hashash dhe kjo ka sjellë pasoja në shëndetin e nxënëseve. Deputeti Dogjani tha
se këto janë pasojat e drogës, e kanabizimit të vendit. “Ne jemi të shqetësuar
për shëndetin e fëmijëve, sepse ata ishin të moshës shumë të vogël, 11, 12
vjeç. Pashë që erdhën edhe persona me uniforma të policisë, të cilët në mënyrë
të kundraligjshme po kontaktonin me ta. Në fund të fundit të kontaktosh me një
fëmijë duhet psikologu dhe prindi pranë. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të fshehë
shteti me këtë mënyrë, që vjen për të kontaktuar me fëmijët”. Na shpjeguan
prindërit e tyre, se që në 8 të mëngjesit, sapo ishin futur në shkollë, nga
era, filloi t’u bjerë fëmijëve të fikët dhe për këtë arsye kishin ardhur disa
ambulanca duke i dërguar disa fëmijë në spitale private. Më tej vazhduan: “Nuk
janë vetëm këto 6 vajza këtu. Janë edhe fëmijë të tjerë që janë në spitale
private.” Ajo që kuptuam, shenjat që shpjeguan edhe vetë prindërit bashkë me
fëmijët, kishin djegie sysh, lot dhe erë e rëndë, pra shenja që jepen për shkak
të përdorimit të drogave të përdorura nga të tjerë në klasë. Nga informacionet
që kemi, disa nxënës të tjerë kanë përdorur drogë. Këtë e ka shprehur edhe
drejtori i shkollës me disa prindër dhe nga përdorimi i drogës nga disa persona
të tjerë fëmijëve ka filluar t’u bjerë të fikët një e nga një dhe kanë
përfunduar në spital. Kjo ka ndodhur që në 8.30 të mëngjesit dhe është kuptuar
tani. Pra, janë munduar ta fshehin. I kanë dërguar si fillim në pediatri, më
pas këtu. E rëndësishme është që gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Ne
komunikuam edhe me mjekun, pra janë jashtë rrezikut. Problemi i madh është se
droga po përdoret jo vetëm në këtë shkollë por në të gjitha shkollat, sepse nga
masivizimi i bimës narkotike, nxënësit e klasës së tetë mashtrohen. Sepse po të
hyjmë në psikologjinë e tyre e gjejnë më lehtë. Është një problem shumë i madh.
Mjekët kanë bërë disa analiza, por rezultati i analizave të drogës nuk mund të
dalë vetëm se ka ndjerë erën. Nga informacionet që kemi nga nxënësit, dikush
tjetër ka përdorur drogën atje. Për shkak të erës u ka rënë të fikët një e nga
një. Ministria e Arsimit duhet të marrë masa, sepse kjo është e tmerrshme. Ne
kemi të gjithë fëmijë. Fëmijë të moshës 12 vjeç të jenë në kontakt me drogën,
me përdorues të drogës në shkolla, kjo është dramatike. Kjo është situata, nuk
luftohet droga duke mos qenë transparentë. Droga luftohet duke qenë
transparentë e duke u bërë bashkë për ta luftuar, e jo duke e fshehur. Ne kemi
rastin dje më keq se në ‘97, ku prokurori i Burrelit ndalohet nga bandat
kriminale në rrugë se kishte informacion se po kultivohej drogë në fshatin Myz,
ashtu siç u kap 10 ton në Vlorë, në Itali dhe këta thonë që nuk ka drogë. Shumë
të rinj kanë përfunduar në këto spitale dhe shumë prindër vuajnë me fëmijët e
tyre. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe të gjithë qeverisë, të marrë
masa, përndryshe situata po del jashtë kontrollit”, u shpreh Dogjani.