Shqipëria më e shtrenjtë, shqiptarët më të varfër

1134
Sigal

Zgjidhja –investime private  në pasuri të patundëshme.

Prof. Dr Arben Malaj

Shqipëria vit pas viti po bëhet pjesë e tregjeve globale të turizmit. Numri I  turistëve që do të vijnë do të jetë për herë në rritje. Turistët  qëvijnë nëShqipëri janë nga vende ku të ardhurat e diponueshme për frymë janë 3 deri në6 herë më të mëdha, prandaj ata e përballojnë rritjen cmimeve. Cdo rritje e  cmimeve nga akomodimi, restorantet, mallrat dhe shërbimet godet rëndë të ardhurat e dipsonueshme të shqiptarëve.Studjuesit  krahas efekteve positive që ka rritja e turizmit  kanë parashikuar edhe  efektet jo positive që ka rritja e shpejtë e turizmit në vende si Shqipëria.Për cdo student të ekonomisë, është e qartë se nqs kërkesae përgjithshme në ekonominë  enjë vendi rritet me ritme të larta se rritja e ofertës, cmimet e mallrave dhe sherbimeve do të rriten dhe nga kjo rritje do të preken të gjithëpor  në mënyrë të vecantë  ata që kanë të ardhura reale  të disponueshme që rriten pak ose  shumë pak nga njeri vit në tjetrin. Për këtë arsye  me 4 deri 6 milionë turistë në vit  vendi ynëdo  të bëhet përherë dhe mëi shtrenjtë, nga rritja  ecmimeve që vjen nga rritja  ekërkesës konsumatore në sezonet turistike. Ky fluks  e bënëShqipërinë më të shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër. Shtrenjtimi do të prek në rradhë të parë dhe më shumë se të tjerët klasen e mesme sidomos pjesen e administrates publike por edhe punonjesit e sektorit privat  ku rritja e pagave reale ka vite që ka ngecur në vend. Prandaj kërkohen politika publike proaktive për rritjen e të ardhurave të disponueshme  për një pjesë të madhe të shoqerisë. Duke qënë një popullësi realtivisht e vogël, ne prekemi edhe nga flukse rritese modeste të turistëve nga një vit në tjetri.Cmimet e rritura dotëprekin  një pjesë të konsiderueshme të popullatës tonë, e cila ose humbet mundesinë për pushime, ose zhvendoset drejte vendeve ku pushimet jane më të lira. Bazuar në flukset në rritje të turistëve  vendi ynë do të bëhet përherë e mëI shtrenjtë dhe pjesa e popullësisë që do të bëhet më e varfër do të rritet..Të parashtrosh probleme është njera pjesë e kontributeve publike, të celësh debatin për politika publike që duhet të jenë mëproduktive është më e dobishme. Duhet të identifikohen, tëharmonizohen, të hartohen dhe implementohen me  shumë profesionalizëm politika publike të cilat zgjerojnë mundësitë për rritjen e të ardhurave të disponueshmetë shqiptarëvePor cila përvojë mund të shërbej edhe për ne.  Italianët dhe grekët i amortizuan goditjet e krizës 2008, ku u rrit papunësia, u shkurtuan politikat sociale, zbritën ndjeshëm të ardhurat reale të disponueshme,  greket humbën  deri ne 33 % tëardhurave të disponueshme sepse sipas studimeve  italianët ishin 500 % dhe Greket 400% me te pasur se shtetet  e tyre. Pra ata kishin të ardhura të dyta jashtë atyre nga puna, kryesisht te ardhurava nga pasuritë e patundëshme,me të cilat amortizojnë rënien e të ardhurave nga krizat.Vendet që fillojnë të rriten nepërmjet turizmit kanë riskun (si Shqiperia aktualisht) të bëhen të shtrenjta, Por ndryshe nga italianët dhe grekët  shqipëtarët nuk kanë  të ardhura dytësore për të amortizuar varfërimin e tyre nga shtrenjtimi i gjithckaje. Shqipëria akoma nuk është pjese reale e hartës botërore të  turizmit. Cdo vit do të vijnë më shumë turistë, cdo vit cmimet do të bëhen më të shtrenjta, cdo vit shqiptarët  do të kenë mundësi më të vogla, të gëzojnëhapësirat turistike të vendit të tyre. Kur gjithcka bëhet më e shtrenjtë  të ardhurat  reale të disponueshme që të mbeten ty si individ dhe  familje janë më të vogla, prandaj ndaj bëhen më të varfër.

Shqipëria do bëhet përherë e më e shtrenjtë sepse popullësia esajështë rreth 2.5 milion banorë dhe gjatë sezonit të verës hyjnë4-6 milionë turistë, kërkesa për mallra dhe shërbime do tërriten, gjithcka do të bëhet më e shtrenjtë. Të përjashtosh nga mundësitë edhe modeste për pushime  një pjesë tëpopullësisëtë  vendit tëndë me disa qindra kilometra vije bregdetare është dështim. Kjo do të thote se politikat publike kanë munguar ose kanë dështuar.

Përballë rritjes  cdo vit të cmimeve të strehimit dhe tëcdo shërbimi, përballë varfërimit të një pjese të madhe të shqiptarëve, kërkohen politike publike pro active për rritjen e të ardhurave të disponueshme  që mund të përfshijnë :

1.Të mos këte tatim për shtepinë  e pare – mund të caktohet një nivel  të ardhurash vjetore.

2.Të ketë tatim modest për shtëpinë e dytë – paraja në duart e klasës së mesme dhe pjesës me të ardhura modeste,  shpenzohet më shpejtë dhe ushqen më mirë rritjen ekonomike.

3, Te nxitet investimi privat me mundësi kreditimi me interesa të ulta për shtepi akomoduese në cdo zonë të vendit. Investimet e mëdha private ne Itali dhe Greqi për industrinë turistike janë mbështetur me kredi me kushte lehtësuese.

  1. Bazuar në planet e rregullimit të territorin, ku qartësohet destinacioni i cdo pëllëmbe tokë në Shqipqri, të lehtësohen në shërbim të turizmit lejet on-line për ndërtim shtëpi dhe qendra akomoduese ose biznese mbështetëse për turizmin.
  2. Thjeshtimi i procedurave dhe eleminimi i kostove direkte ose indirekte për investimet individuale/familjarepar turizam. Kjo mund të gjallëroj ekonominë shqiptare të paktën për rreth tre vitet e ardhshme që vlerësohen të vështira.

Keshilla modeste është që kushdo që ka një hapësirë të lirë të mund ta përfshijë në kapacitetet akomoduese të vendit tonë.  Ka shumë familje shqipëtare që kanë hapësira të lira, kjo edhe për shkak të niveleve të larta të emigracionit, këto kapacitete duhet ti fusin në qarkullim ekonomik dhe të marrin disa të ardhura dytësore. Asnjë penalitet per shtëpi qe promovohen nepermjet Arbnb, Booking dhe cdo platforme  tjetër onlinw. Efektet e promovuese të vendit nëpërmjet shtwpive individuale janë shumë më të mëdha se tatimi I tyre. Ato të ardhura amortizojnë kostot e shtrenjtimit, ato shpenzohen dhe investohen  menjëherë , duke ushqyer më mirë ekonominë e vendit tonë.

Po kështu cdo individ që synon të investoj për të krijuara hapësira të reja për turizëm,  duhet të mbajnë parasysh se nuk është  enevojshme për investime të mëdha, të rënda, luksoze e të shtenjta.  Turistët që preferojnë shtëpitë individuale, nuk synojnë luksin, ata parapelqejne natyrën, parapëlqejnë lulet, ngjyrat, hapësirat për rreth. Ata meritojnë që ambieneti të jetë sa mëi pastër dhe ushqimi shqiptare sa më tradicional.

PërballëShqipërisë që bëhet më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër, investimet idividuale e familjare   në industrinë e turizmit në cdo pjesë të saj është një burim I madh dhe I pa shfrytëzuar për tërritur të ardhurat reale të disponueshme si burimi I vetëm i reduktimit të varfërimit, nga rritja e cmimeve që vjen si pasojë e rritjes së numrit të turistëve.