Niko Naska: Teknika, ekonomia dhe jetëgjatësia e veprave ndërtimore

1314
Sigal

Inxh. Niko NASKA

Mbikëqyrja ka për qëllim kontrollin dhe mbarëvajtjen e të gjitha proceseve të zbatimit të punimit

Teknika, ekonomia dhe jetëgjatësia e ndërtimeve të objekteve dhe veprave ndërtimore .

Objektet dhe veprat ndërtimore të të gjitha grupeve si : ndërtesa banimi, turistike, social-kulturore, ekonomike, shëndetësore, rrugë automobilistike, hekurudhore, linja dekovili, teleferik, ujësjellës, kanalizime, tubacionet e jashtëm të gazit, të karburanteve, linjat e jashtme ajrore e nëntokësore  elektrike,  të telefonisë , h/centralet, termocentralet, diellore, të erës , punimet bonifikuese, digat, tunelet, urat, mbikalimet, estakadat, portet, aeroportet etj, janë ndërtuar e ndërtohen mbi bazën e projekteve.  Projektimi është pikënisja dhe një nga etapat me më shumë rëndësi për ndërtimin e tyre. Në fazën e projektimit kryhen një sëre kërkimesh, inxhinierie, studime, eksperimentime, llogaritje, vlerësime teknike ekonomike etj. Projektimi kryhet nga specialistë të fushave përkatëse, të licencuar e që kanë njohuri të thella tekniko – shkencore dhe njohin mirë standardet dhe normat përkatëse të projektimeve. Legjislacioni në fuqi e grupon nivelin e projekteve në 5(pesë) grupe.

Për planifikuesit dhe vendimmarrësit është mirë që planifikimi të bëhet sipas kostos së jetëgjatësisë dhe jo të vlerës. Kështu  për shembull, në rast se një segment rrugor ndërtohet në mënyrë klasike vlera shkon 3 deri 5 milionë euro për 1 km (varet nga kategoria e rrugës), po ky segment rrugor po të ndërtohet si estakadë (viadukt) me struktura beton-arme shkon 6-8 milionë euro për 1 km, ndërsa po të bëhet tunel shkon 18 deri 20 milionë euro për 1 km.

  • Në grupin e parë, vlerësim shumë i ulët.
  • Në grupin e dytë, vlerësim i ulët.
  • Në grupin e tretë, vlerësim mesatar.
  • Në grupin e katërt, vlerësim mbi mesatar.
  • Në grupin e pestë, vlerësim i lartë dhe shumë i lartë.

Vlerësimi i projekteve sipas grupimeve të mësipërme bëhet mbi bazën e kritereve të tilla si:

  • Të kushteve topografike dhe kërkimeve gjeologo – inxhinjerike të cilat janë më të rëndësishme pasi mbi bazën e tyre zgjidhet bazamenti i përshtatshëm për vendosjen e objekteve inxhinierike. Kërkimet gjeologo – inxhinierike duhet të bëhen në kompleks të plota dhe gjithëpërfshirëse.
  • Kërkesat mjedisore dhe kërkesat ndaj strukturave urbane.
  • Përdorimi dhe dendësia.
  • Gama e funksioneve, kërkesat estetike, arkitektonike, të ndërtimit etj.
  • Sistemet teknike(elektrike, hidrosanitare, termoteknike, etj).
  • Lidhjet me infrastrukturën ekzistuese.
  • Kërkesat konstruktive e teknike (bazat llogaritëse).
  • Kërkesat të veçanta specifike (sizmike, klimaterike, uljet, shkarjet, etj).

Sa më të larta të vlerësohen këto kritere aq më i lartë është grupi i vlerësimit të projektit, i cili lidhet me jetëgjatësinë e objektit apo veprës ndërtimore. Kështu projekti i plotë i zbatimit është dokumentacioni bazë i nevojshëm me anën e të cilit shoqëria ndërtuese (sipërmarrëse) realizon ndërtimin. Kështu fillon faza tjetër e teknikës, ajo e zbatimit të punimeve.

Projektimi kryhet nga specialistë të fushave përkatëse, të licencuar e që kanë njohuri të thella tekniko – shkencore dhe njohin mirë standardet dhe normat përkatëse të projektimeve. Ndërmarrja ndërtuese vendos në vepër vetëm materialet dhe produktet me standardet e detyrueshme sipas kërkesave të projektit të shoqëruara me certifikatën e cilësisë, me rezultatet e provave dhe të analizave.   

Zbatimi i punimeve të ndërtimit

Zbatimi i punimeve të ndërtimit bëhet nga ndërmarrjet e pajisura me licencë profesionale të dhënë në emër  të drejtuesit ligjor e teknik nga komisioni i dhënies së licencave pranë dikasterit që është në varësi. Ndërmarrja e licencuar ka të drejtë të ushtrojë veprimtari zbatimi vetëm në klasat dhe kategoritë e punimeve të përcaktuara në licencë. Ajo ka për detyrë të zbatojë punimet në përputhje të plotë me kërkesat urbanistike, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, standardeve, normat e kushtet e legjislacionit të ndërtimit e të kontraktimit. Ajo zbaton punimet mbi bazën e plan organizimit të punimeve që krahas ngritjes së kantierit përmban grafikun e përgjithshëm, planin e veprimeve (Burimet njerëzore, materialeve, mjeteve, makinerive, masat organizative e teknike – teknologjike, testimin e materialeve, produkteve dhe provave pa ngarkesë  të rrjeteve të sistemeve teknike, teknollogjike e të montimit), masat e sigurimit të shëndetit e jetës në punë të njerëzve etj. Ndërmarrja ndërtuese vendos në vepër vetëm materialet dhe produktet me standartet e detyrueshme sipas kërkesave të projektit të shoqëruara me certifikatën e cilësisë, me rezultatet e provave dhe të analizave që vërtetojnë ose vlerësojnë përputhshmërinë e tyre me kërkesat e specifikimet teknike të projektit.  I gjithë dokumentacioni teknik, ligjor, ekonomik, administrativ që mbahet në kantierin e ndërtimit sistemohet në dosjen përkatëse të objektit e cila ruhet sipas afateve të përcaktuara me ligj. Të gjitha punimet e ndërtimit – teknologji – montimit mbikëqyren. Mbikëqyrja ka për qëllim kontrollin dhe mbarëvajtjen e të gjitha proceseve të zbatimit të punimit në përputhje me projektin – preventivin, kushteve teknike të zbatimit, të standardeve të projektimit, të legjislacionit dhe të akteve ligjore në fuqi për fushën e ndërtimit. Mënyra e përzgjedhjes dhe vendosjes të mbikëqyrësit në objektet dhe veprat e ndryshme të ndërtimit bëhet mbi bazën e kritereve të përcaktuara në aktet ligjore. Mbikëqyrësi i punimeve është përgjegjësi kryesor dhe së bashku me ndërtuesin e projektuesin mbajnë përgjegjësinë ligjore për ecurinë e cilësinë e punimeve në objektet e veprat ndërtimore. Detyrat, kompetencat, përgjegjësitë e mbikëqyrësit të punimeve janë përcaktuar saktë në aktet ligjore. Ai mban dhe përgatit dosjen e plotë të punimeve ku sistemon të gjithë dokumentacionin teknik – ligjor – ekonomik – administrativ sipas listës përkatëse tip të miratuar, dosje e cila ruhet me çdo kusht. Ndërtimi i objekteve dhe veprave ndërtimore përveç anës teknike kanë edhe  anën ekonomike, vlerën përkatëse të tyre (preventivin). Mbështetur në dosjen e plotë të projektit nga e cila nxirren të gjitha proceset e punës të ndërtimit – teknologjisë – montimit, sasitë përkatëse të të cilave llogariten me librezën e masave format tip, çmimet merren në manualet e ndërtimit që janë në fuqi ose llogariten me analizën teknike format tip. Mbi këtë bazë hartohet preventivi i punimeve format tip, që jep vlerën ekonomike të ndërtimit.

Ana e jetëgjatësisë së tyre.

Por objektet  dhe veprat ndërtimore nuk kanë vetëm anën teknike dhe ekonomike, ato kanë edhe anën e jetëgjatësisë së tyre. Për planifikuesit dhe vendimmarrësit është mirë që planifikimi të bëhet sipas kostos së jetëgjatësisë dhe jo të vlerës. Kështu  për shembull në rast se një segment rrugor ndërtohet në mënyrë klasike vlera shkon 3 deri 5 milion euro për 1 km (varet nga kategoria e rrugës), po ky segment rrugor po të ndërtohet si estakadë (viadukt) me struktura beton-arme shkon 6-8 milion euro për 1 km, ndërsa po të bëhet tunel shkon 18 deri 20 milion euro për 1 km. Në pamje të parë po ta shikosh nga vlera do të vendoset për variantin e parë, por po ta shikosh nga jetëgjatësia ku varianti i parë (ndërtimi i rrugës në mënyrë klasike) e ka jetëgjatësinë 15 vjet, varianti i dytë (viadukt) e  ka jetëgjatësinë  40-50 vjet, varianti i tretë me tunel e ka jetëgjatësinë mbi 120 vjet, rezulton se varianti i parë del më i kushtueshëm. Duhet guxuar që planifikimet të bëhen sipas jetëgjatësisë edhe për shumë objekte të tjera, si rrjetet e ujësjellësve (tub çeliku krahasuar për jetëgjatësi me tubat PV), linjat e transmetimit të energjisë elektrike (linjat ajrore krahasuar për jetëgjatësi me linjat nëntokësore kabllore) etj. Për anët pozitive dhe negative të këtyre varianteve do të shkruaj në një shkrim tjetër. Një çështje tjetër, në objektet dhe veprat ndërtimore, është dhe kontrolli e monitorimi i “Shëndetshmërisë” të strukturave mbajtëse që lidhen drejt për drejt me jetëgjatësinë e objektit. Duke pasur në konsideratë se jetëgjatësia e tyre është afati i shërbimit gjatë së cilës nën veprimin e forcave të natyrës (klimaterike, biologjike, kimike, sizmike, ulje, rrëshqitje etj), të forcave të shfrytëzimit (fiziko-mekanike si fërkimi, ferrimi, goditje, gërryerje etj), konsumohen deri në atë gjendje sa bëhen  të pa mundura për t’u shfrytëzuar dhe të pamundura për  t’u riparuar, duhen kontrolluar e monitoruar mbi bazën e projektit të “Shëndetshmërisë ” të strukturave mbajtëse. Sot në vendin tonë nuk hartohet një projekt i tillë në asnjë nga objektet e të gjitha grupeve, nuk është përfshirë në asnjë nga kushtet teknike të projektimit, zbatimit, standardet etj. Është domosdoshmëri që dosja e plotë e projekteve të plotësohet edhe me ketë projekt, kushtet teknike e standardet të pasurohen edhe me këtë standard. Rënia e tërmetit të 26 nëntorit ka nxjerrë në terren për të vlerësuar ”Shëndetshmërinë” e strukturave mbajtëse  shumë specialistë  vendas dhe të huaj, me aparatura, llogaritje apo vizualisht gjendjen e aftësisë mbajtëse të konstruksioneve. Projekti i “Shëndetshmërisë” në vija të përgjithshme konsiston në programimin dhe vendosjen e sektorëve në brendësi të strukturave e konstruksioneve, në pikat kritike të përcaktuara nga llogaritja e konstruktorëve, përpara procesit të betonimit të tyre. Ato të lidhura me fije me aparatin tregues të vendosur në vende të dukshme kontrollohen e monitorohen parametrat  përkatëse dhe krahasohen  me ato të projektit. Mënyra e organizimit të kontrollit dhe të monitorimit kërkon një studim të veçantë.