FOTO/ Pas tërmetit edhe spitalit të Laçit i vihet shiriti i kuq

588
Sigal

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit nuk ka kursyer as spitalin e Laçit, ku marrin mjekim dhjetëra qytetarë.

Objekti ka pësuar dëmtime nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm. Në funksion është lënë vetëm urgjenca e këtij spitali.

Gjatë ditës së djeshme, pjesa më e madhe e personelit është transferuar në spitalin e Lezhës.

Pritet të ketë një zgjidhje të dytë për godinën.