Zjarri në tragetin Bari-Durrës ekuipazhi shpëton 300 udhëtarët

651
Zjarr në tragetin e linjës Bari – Durrës. Burime nga kapiteneria e Portit të Barit kanë konfirmuar për A1Report se zjarri ka rënë në tragetin ‘’Françeska’’ të kompanisë Adria i nisur nga Bari rreth orës 23:00 të së martës (12.05.2015).
Në bordin e tragetit ndodheshin rreth 300 pasagjerë përfshirë ekuipazhin. 131 nga pasagjerët shtetas shqiptarë, 50 italianë, 22 të tjerë me shtetësi tjetër dhe 54 persona të ekuipazhit si dhe 71 automjete.
Trageti ka marrë flakë rreth 7 milje larg nga porti i Barit. Mësohet se flakët kanë rrënë në një nga motorët e tragetit dhe janë fikur më pas nga reagimi i menjhershem i ekuipazhit të tragetit.
Ora 06:50 – Trageti akorohet në portin e Barit.
Trageti “Françeska” që u përfshi nga flakët pak pas mesnatës, ka mbërritur në portin e Barit. Trageti u ankorua ndërsa ekipet mjeksore po kujdesen për pasagjerët. Nga flakët e zjarri nuk pati të lënduar, por shkaktoi vetëm panik tek udhëtarët.
Ora 06:20 – Trageti “Françeska” afrohet pranë radës së Portit të Barit.
Rreth 6 orë pas zjarrit të rënë në një nga motorët e tragetit dhe normalizimit të situatës, me ndihmën e disa rimoriatorëve trageti “Françeska” i është afruar rreth orës 06:20 radës së portit të Barit në Itali ku dhe do të ankorohet.
Ora 02:00 – Guardia di Finanza dhe disa anije pranë në ndihmë të tragetit, do ankorohet në Bari.
Në zonë po ndërhynë 3 mjetet e kapitenerisë të portit të Barit, zjarrëfikëse, 3 mjetet të Guardia di Finanza dhe disa anjie tregtare që po lundronin aty afër.
Kapiteneria e Barit konfirmon për A1Report se situata është vënë nën kontroll dhe se trageti po rimorkiohet drejt portit të Barit dhe se aktualisht ndodhet 5 milje larg.
Pas dhënies së alarmit për zjarrin në traget janë përgatitur varkat e shpëtimit nëse do të ishin të nevojshme. Për fat të mirë dhe kushtet atmosferike janë të mira.
Aktualisht trageti po rimorkiohet drejt portit të Barit ku më pas do të bëhet dhe numërimi i pasagjerëve edhe pse nuk raportohet për persona të lënduar, gjithashtu mësohet se pasagjerët do të nisen nesër drejt Durrësit me tragetin e rradhës.
Ora 00:50 – Zjarr në tragetin e linjës Bari – Durrës me rreth 300 pasagjerë, një nga motorët përfshihet nga flakët. 
Sigal