Lazarat, ndihmoi autorët dhe fshehu armët, arrestohet 21-vjeçari

703
Një tjetër person, i cili dyshohet se ka përkrahur grupin e autorëve që sulmoi policinë me armë në Lazarat është vënë në pranga.
Beki Gjini, 21 vjeç, banues në Lazarat ka kontaktuar dhe ndihmuar për të fshehur personin në kërkim Barjam Boci, 22 vjeç, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër ndalimi si autor i dyshuar për ngjarjen e 24 qershorit.
Gjithashtu, 21-vjeçari ka tentuar të fshehë armët e krimit të përdorura nga autorët ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha, të cilat autorët e krimit i kishin futur në një pusetë uji në Lazarat. Armët dhe municionet janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia gjatë ditës së djeshme:
1 mitraloz i rëndë kundërajror 12.7 mm, me këmbalec,
1 mitraloz i rëndë 7.62 mm, model 54, me 1 trekëndësh mbështetës.
2 automatik kallashnikov , 4 karikatorë boshe dhe 2 me fishekë,
3 predha kundërtank.
2 mbushje të predhave kundërtank,
1 granat-hedhës, 
1 kasetë metalike me 250 fishkë model 54,
1 shirit me 170 fishekë model 54,
1 shirit me 44 fishekë model 12.7,
1 arkë metalike me 50 fishekë model 54, kalibër 12.7,
1 arkë me 470 fishkë model 54, kalibër 7.62,
1 bidon 5 litërsh
dhe 1 çantë lini me fishkë të ndryshëm.
Sigal