Yldon Media Group – Mariam Ndroqi, Drejtore e Përgjithshme në RTV Ora News

286

Presidenti Ylli Ndroqi ka prezantuar sot drejtuesen e re të
grupit mediatik Yldon Media group Mariam Ndroqi. Në 10 vite ekzistencë të Ora
News ky televizion është kthyer në ekranin e shqiptarëve për lajmin më të
fundit, të shpejtë dhe me standarde profesionale.

Pas një dekade të suksesshme televizioni informativ Ora
News fillon një epokë të re investimesh në teknologji dhe burime njerëzore që
do të shënojë një evolucion për tregun mediatik në Shqipëri.

Mariam Ndroqi, merr drejtimin e Ora News pas një
eksperience të gjatë në një grup mediatik në Moskë dhe studimeve të larta për
media dhe marketing.

Me ambicjen dhe energjinë për një rritje cilësore znj.Ndroqi
do të kryesojë ndryshimin e madh për ekranin e shqiptarëve me lajmin e fundit,
analizën e thelluar, programet investigative, politike, ekonomike, kulturore
dhe sportive. Akrepat e Ora News tanimë janë nisur drejt një gare për të
konkurruar edhe më bindshëm tregun mediatik në Shqipëri.