Takim i dytë Trump-Romney

435
Sigal

Që nga dita e zgjedhjeve më 8
nëntor, zoti Trump ka punuar për të plotësuar postet në kabinetin e tij. Një
nga postet më të rëndësishme që ende nuk është plotësuar është ai i Sekretarit
të Shtetit dhe një nga emrat që po përmendet si kandidat për këtë post është ai
i ish-guvernatorit të Masaçusetsit, Mitt Romney

Zoti Romney ka qenë në të
kaluarën një nga kritikët më të ashpër të zotit Trump, por ai e vlerësoi atë
pasi hëngrën darkë së bashku të martën dhe tha se kishin kaluar një ,mbrëmje të
mrekullueshme”.

“Diskutuam
përsëri për gjendjen në botë. Bisedat që kam pasur me të, kanë qenë interesante
dhe stimuluese dhe më kanë lënë një përshtypje shumë të mirë. Të gjitha këtomë
japin shpresë se një njeri si Donald Trump është personi që do të na çojë drejt
një të ardhmeje më të mirë”.

Zoti Trump e kishte thirrur zotin
Romney për darkë për të diskutuar për herë të dytë për postin e Sekretarit të
Shtetit. Ata ishin së bashku me Reince Priebus, që është emëruar për t’u bërë
shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë.

Komentet vlerësuese të zotit
Romney vijnë nëntë muaj pasi ai mbajti një fjalim të ashpër, në mbështetje të
rivalëve të zotit Trump për emërimin e Partisë Republikane.

Emra të tjerë që janë përmendur
si kandidatë për postin e Sekretarit të Shtetit janë ata të ish-kryetarit të
Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Senatorit nga Tenesi, Bob Corker dhe
ish-shefit të CIA-s, David Petraeus.

Të mërkurën, një nga
ish-drejtuesit e kompanisë Goldman Sachs, Steven Mnuchin u emërua si kandidat
për postin e Sekretarit të Thesari, ndërsa miliarderi Wilbur Ross tha se ai
ishte zgjedhur për të drejtuar Departamentin e Tregëtisë.

Të martën, zoti Trump zgjodhi
kongresmenin Tom Price për të drejtuar Departamentin e Shëndetësisë dhe
përpjekjet e administratës së tij për të shfuqizuar dhe zëvendësuar reformën
shëndetësore, një nga legjislacionet kryesore të Presidentit Barack Obama.

Ai zgjodhi gjithashtu
ish-Sekretaren e Punës, Elaine Chao, si kandidate për të drejtuar Departamentin
e Transportit.

Të gjithë kandidatët për poste kabineti,
do të duhet të miratohen nga senati.