U mor në pyetje nga SPAK për koncesionin e sterilizimit, mjeku: Ja çfarë deklarova

141

Mjeku Artan Koni, një prej personave që kallëzoi në prokurori për korrupsion koncesionin e sterilizimit dhe disa zyrtarë, mes tyre ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion.

Ai tha se është thirrur si një nga kallëzuesit për të dhënë detaje për çështjen e koncesionit që konsiderohet si korruptiv nga Nisma Thurje, subjekt që ka bërë edhe padinë.

“Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit më shumë për të marrë detaje si janë për llogaritjet si ekspert fushe dhe iu sqarova mënyrën si është bërë kjo llogari.

Kjo ishte deklarata që kam bërë për prokurorinë. Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit.

Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria dhe cilët janë fajtorët nëse ka.

Një koncesion për të cilin paguajmë 17 milion euro në vit, ndërkohë që për një set kirurgjikal kosto është 2.4 euro. Kjo është baza që kemi ne se kemi të bëjmë me një koncesion korruptiv. Nuk kam prova të reja”, deklaroi Koni.