Monitorim nga kamerat gjatë votimit, Celibashi: Garanci e shtuar

47
Sigal

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë që do të instalohen në 5199 qendra votimi.

Ai shkruan se kjo është një garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërisë, si fotografimi i votës, votimi familjar dhe votimi më shumë se një herë.

“Monitorimi me kamera i 5.199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj. Zgjidh, Voto, Vendos”,- shkruan Celibashi.