Sigal

Për pushuesit duket se edhe kjo fundjavë është favorizuese pasi sinoptikanët nuk parashikojnë ndryshime të kushteve atmosferike, me temperatura në mesditë 30 grade, por disa qarqe do të preken nga shirat kryesisht në orët e pasdites.

ZJARRET NË PYJE
Sot (e premte, dt.24) dhe nesër (e shtunë, dt.25) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.
Rreziku pritet më i ulët gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.24) dhe nesër (e shtunë, dt.25) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa në qarkun e Vlorës ato do të arrijnë deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 19 / 31 °C
në vendet malore: 13 / 28 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.24) dhe nesër (e shtunë, dt.25) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.