Tjetër makinë shpërthen në flakë

165

Një automjet ka shpërthyer nga flakët në Muzinë të Gjirokastrës.

Makina është në pronësi të Thoma Çanos nga Gjirokastra.

Për shkak të këtij zjarri në rrugë është krijuar panik ndërsa makinat që kalonin anash kanë patur vështirësi për të kaluar rrugën.

Makina është djegur në afërsi të një kthese, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.