Aksident i rëndë në Dibër, 1 nga 2 të plagosurit me urgjencë drejt Tiranës

605
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, në afërsi të Shupenzës.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ndërkohë, njëri prej të lënduarëve, një grua, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet me urgjencë drejt Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.