Tërmeti/ IGJEUM publikon të dhënat: Ja sa lëkundje janë regjistruar natën dhe si ka lëvizur magnituda

546
Sigal

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar pesë lëkundje tërmeti, për fat me magnitudë të vogël.

Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, lëkundja më e fndit e regjistruar për datën 9 dhjetor është ajo e orës 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, në një thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.

Ndërkohë që lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 për këtë datë është ajo e regjistruar në orën 05:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.

Shihni më poshtë tabelën për të dhënat e lëkundjeve që janë regjistruar gjatë natës: