Një person është gjetur i vrarë në Memaliaj, pasditen e sotme. Mësohet se 42-vjeçari Alket Muhaj u gjet i vrarë në fshatin e tij, Rabije.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Muhaj është vrarë nga distanca, me armë snajper.

Ngjarja u mbajt e fshehur për 12 orë nga Policia.

Ende nuk dihen detaje për ngjarjen, ndërkohë që do jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin më shumë dritë mbi rastin.

“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bazë të informacioneve të për ngjarjen, mësohet se shkak për vrasjen dyshohet të jetë një konflikt për çështje pronash, pasi viktima ka pasur konflikte të hershme që në 2013 me banorët e zonës.