Dyshohet se përndiqte 18-vjeçaren prej muajsh, arrestohet i riu në Gjirokastër

74
Sigal

Një adoleshente ka denoncuar duke çuar në pranga një djalë katër vjet më të madh se ajo, pasi e ka shqetësuar prej muajsh duke e përndjekur.

E reja i është drejtuar Komisariatit të Policisë Gjirokstër për të bërë kallëzimin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kallëzon një 18-vjeçare se shtetasi J. G. e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për disa muaj”, tha policia.