Dyshohet se ndihmuan Martinajn të arratiset, pas agjentit pritet arrestimi i efektivit të RENEA-s

131
Sigal

Një efektiv i Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit u arrestua, pasi dyshohet se ka ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarinn e drejtësisë shqiptare, Ervin Martinajn.

Në pranga është vënë Jeton Lami, 28 vjeç. Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se pritet të arrestohet edhe një efektiv tjetër i repartit RENEA. Po ashtu edhe ky i fundit, dyshohet se ka ndihmuar Martinajn.

Ervis Martinaj është një nga emrat më të lakuar të drejtësisë në Shqipëri. Prej disa javësh ai rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ishin familjarët që denoncuan në polici zhdukjen e tij.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Faik Martinaj, xhaxhait të 40-vjeçarit të shumëkërkuar, i cili denoncoi humbjen e kontakteve me nipin dhe ngriti dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe për shkak të përplasjeve që ka me grupe kriminale që kanë interes ta eliminojnë.