Temperatura deri në 26 °C, parashikimi i motit për sot

555
Sigal

Sipas meteoalb, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe prej orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore dhe kodrinore.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu parashikohet breshër i izoluar në orët e mesditës. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi i forcës 0-1 me lartësi vale 0.3-0.8 metër.

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    15/25 Diell shi

Kukës    14/25 Diell shi

Lezhë    15/24 Diell shi

Dibër    11/22 Diell shi

Durrës    15/25 Diell shi

Tiranë    15/26 Diell shi

Elbasan    14/26 Diell shi

Berat    14/26 Diell shi

Vlorë    14/25 Diell shi

Korçë    11/22 Diell shi

Gjirokastër    13/25 Diell shi

Sarandë    15/24 Diell shi.