Të moshuarit shqiptarë “në kthetrat” e depresionit dhe aftësisë së kufizuar

916
Shqipëria ka plotësuar setin e dokumenteve të saj të raportimit për zbatimin e strategjisë rajonale të Planit të Veprimit të Madridit për Moshimin dhe të dhënat për moshën e tretë në vendin tonë tregojnë një situatë dëshpëruese.
Një pjesë e mirë e të moshuarve përveç sëmundjeve kronike duket se shfaqin shenja depresioni si dhe aftësi të kufizuar në lëvizje që mund të shmanget por që është evidente për shkak të kushteve ekonomike.
“Disa kërkime të fundit të IMIAS (Studimi Ndërkombëtar për Mobilitetin tek të Moshuarit) tregojnë nivele relativisht të larta të sëmundjeve kronike, depresionit dhe aftësisë së kufizuar të shmangshme tek njerëzit e moshuar. Anketa që mat Standardin e Jetesës si dhe ajo e Mobilitetit tek të Moshuarit konfirmojnë se aftësia e kufizuar, sëmundjet kronike dhe depresioni janë në mënyrë konstante më të larta tek grave të moshuara shqiptare krahasuar me meshkujt.
Qasja tek shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor është relativisht e mirë, ndërsa sigurimi shëndetësor mbulon të gjitha barnat kryesore si dhe të gjitha procedurat mjekësore, përveç kujdesit dentar dhe optik për personat e moshuar” thuhet në raportimin e Shqipërisë në Komisionin Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara.
Referuar të njëjtit raport në versionin anglisht Ministria e Mirëqenies Raporton se Shqipëria shpenzon përafërsisht 100 dollarë në vit për shpenzimet shëndetësore për çdo person të moshuar. Kjo nënkupton pak a shumë fondin që shkon për rimbursimin e ilaçeve dhe vizitat mjekësore ku përfshihet edhe check-up, një shërbim që ofrohet nga një kompani që ka fituar koncesionin pak vite më parë.
Sigal