EMRAT/ Policia arreston dhe shqiptarë pas operacionit ndërkombëtar të lëndëve narkotike

477
Sigal

Policia italiane ia doli të shkatërrojë një organizatë të mirfilltë kriminale, e cila merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht drogave të forta.

Me urdhër të policisë italiane, operacioni është shtrirë edhe në Gjermani, Holandë e në Angli. Të dyshuarit kanë trafikuar kokainë 97 për qind të pastër, e cila kishte origjinën nga Kolumbia, kurse trafiku bëhej edhe përmes shtetit holandez.

Policia, nën koordinimin e DDA të Barit, mposhti dy organizata kriminale të armatosura, grupe që vepronin në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, njëra me bazë në Andria, e udhëhequr nga dy italianë lokalë dhe  tjetra e kryesuar nga një shqiptar me banim në Torremaggiore (Foggia ).

Karabinierët kanë njoftuar gjithsej 22 urdhra paraburgimi, 20 arreste me burg dhe 2 arreste në shtëpi. Nga këta, 15 urdhra ndalimi janë ekzekutuar. Hetuesit thanë se Foggia ishte bërë një bazë e vërtetë e trafikut. Në fakt, në kryeqytetin Dauno, mbërritën sasi të mëdha droge (kokainë nga Evropa veriore, marihuanë dhe hashash nga Shqipëria) të cilat më pas u dërguan në vende të tjera si Cerignola, San Salvo, Pescara dhe Barletta.

Sipas hetuesve, një italian lokal që drejtonte organizatën bashkëpunonte me një shqiptar me banim në Foggia, i cili menaxhoi trafikun e dyfishtë të drogës falë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe me bashkatdhetarët në Holandë.

Hetimi filloi në Janar 2015 pas vrasjes së Francesco Ferrante, i njohur si Geppetto, i cili u vra  në Trani në Janar 2015 me një goditje në kokë, sepse ai p tentonte që të ishte vetë drejtues i rrjetit të drogës. Karabinierët në disa qytete italiane bashkëpunuan dhe arritën të sekuestrojnë gjithsej 440 kg drogë, duke vënë në pranga 20 vetë.