Stuhia shkatërrimtare godet Brazilin, 30 të vdekur dhe 17 të zhdukur

547
Sigal

Ditën e djeshme, Brazili është goditur nga një stuhi shkatërrimtare qe mori jetën e 30 personave dhe 17 të tjerë raportohen të jenë zhdukur.

Rreth 7 persona janë plagosur si dhe 3500 të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas një seri rrëshqitjesh të dheut dhe shembje të ndërtesave, thonë zyrtarët.

Shumica e autostradave janë bllokuar nga përmbytjet dhe shumë ura janë shkatërruar. Shumica e viktimave humbën jetë nga rrëshqitjet e tokës ose u varrosën në shtëpi të shkatërruara. Të paktën dy fëmijë janë në mesin e të vdekurve.

Shiu i madh si dhe përmbytja po godet edhe shtetet e afërta të Rio de Janeiro dhe Espirito Santo.

Reshjet e shiut në rajon kanë qenë më të rëndat të regjistruara në 110 vitet e fundit, tha Instituti Kombëtar i Meteorologjisë. Në një periudhë 24-orëshe, kryeqyteti shtetëror i Minas Gerais Belo Horizonte regjistroi 172 milimetra (gati shtatë inç) shi.

Parashikuesit thanë se shiu pritet të zvogëlohet të Dielën, por autoritetet paralajmërojnë se rreziku i rrëshqitjeve të dheut mbetet i lartë, veçanërisht në zonën e Belo Horizonte.