SHBA, Shkon në tre numri i personave të prekur nga koronavirusi

436
Sigal

Virusi që ka prekur Kinën, ka fillluar të përhapet edhe në vende të tjera. Autoritetet në SHBA kanë identifikuar një tjetër person të prekur.Numri i amerikanëve të prekur shkon në tre. Këtë lajm e ka bërë  të ditur Agjencia e Shëndetit Publik në Kaliforni.

Agjensia me vendndodhje në kontenë Orange njoftoi pak përpara mesnatës të së shtunës se një pacient që kishte mbërritur nga Wuhani i Kinës, kishte rezultuar pozitiv pas testesh mbi virusin.

Pacienti ndodhet në izolim dhe në gjendje të mire shëndetësore njoftuan autoritetet.

Rasti i parë në SHBA u identifikua të martën në shtetin e Uashingtonit. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se personi që kishte mbërritur në Siatëll prej Wuhan-it javën e kaluar ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të mirë.

Rast i dytë në SHBA i një personi të prekur nga virusi u raportua në Çikago të premten.

Deri tani virusi i ri ka shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe më dhumë se 2 mijë të tjerë janë prekur prej tij. Koronavirusi është përhapur në rreth 15 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën e Kanadanë.

Sipas një udhëzimi të shpërndarë nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thuhet se njerëzit që kanë pasur kontakt të rastësishëm me pacientët e prekur nga koronavirusi ka “shumë pak rrezik” të preken prej tij.

Organizata Botërore e Shëndetësi tha të enjten se virusi vdekjeprurës nuk përbën ende një emergjencë shëndetësore botërore./VOA/