Sokol Sadushi zgjidhet në krye të Shkollës së Magjistraturës

79

TIRANE – Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, juristi 51 vjeçar Sokol Sadushi është zgjedhur në krye të Shkollës së Magjistraturës. Sadushi vjen në këtë post me votat e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, votime në të cilën pjesë e Këshillit janë Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i Gjykatës së Lartë.

Sokol Sadushi vjen në krye të Magjistraturës në bazë të ligjit 97, të vitit 2014 ku sipas rregullave të reja të përcaktuar në këtë ligj Neshat Fana ish-drejtues i kësaj shkolle e humbi postin.

Ligji për Shkollën e Magjistraturës është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, ndërsa ende nga kjo Gjykata nuk ka një vendim përfundimtar për kushtetueshmërinë e ndryshimeve të votuara nga parlamenti