Bektash Ymeraj: Ju tregoj luftimet në Qafën e Gjarprit, Tomorricës, Mokërr, Dibër dhe Tiranë

1204
Sigal

PERSONAZH/ Flet ish partizani i Brigadës së Parë, Bektash Ymeraj

Ai ka qenë partizan në Brigadën e Parë Sulmuese qysh ën moshën 13-vjeç. Ka marrë pjesë në shumë luftime por ai veçon luftimet në Qafën e Gjarprit,  Tomorrcës, Dibër Tiranë. Mokërr. Sipas tij Mehmet Shehu mbetet komandant legjendar. Në vitin 1966 më 8 janar, mbas studimeve në BS e çuan zëvendëskomandant Korpusi për Mbrojtje Kundërajrore. Dhe pse i ka kaluar të 85-tat ai ka një kujtesë të freskët.

 Në cilën moshë keni qenë partizan?

Unë kam qenë në moshën 13 vjeç partizan  në Brigadën e parë

Përse pikërisht në Brigadën e parë?

Ja si u frymëzova të shkoja në  Brigadën e parë. Ne kemi pasur një Shahin Mehmeti nga Luzati por ne i thoshim barba. Ai ishte bari dhe takonte shpesh në mal Shefqet Peçin. Kur dilja lart në mal unë dëgjoja bisedat e tyre  për partizanët, për çetat partizane. Në këto biseda unë dëgjoja më shumë për Mehmet Shehun. Për Enver Hoxhën nuk kisha dëgjuar asgjë. Në fshat u krijua njësiti partizan i fshatit Luzat dhe mua më pranuan në Rininë Komuniste ët asaj kohe. Ishte viti 1943, ne kemi pasur një bashkëfshatarin tonë që ishte përgjegjësi i rinisë komuniste i cili na fliste për rininë komuniste, për Rusinë, për marksizmin. Ai kishte shkollë se ishte nga familje tregtarësh. Duke dëgjuar këto unë si i vogël jo vetëm  që u inkuadrova me shuam dëshirë në njësitin e fshatit por doja me çdo kusht të shkoja në mal me partizanët. Nuk donin të më merrnin por ka qenë një Rushit ish oficer i Zogut  i cili më ofroi. Ne ruanim si njësit urën e Leklit dhe urën e Dragotit sepse ishin me rëndësi për partizanët pasi nuk mund të kalonin nga një krahinë në tjetrën. Bënim roje natë e ditë. Rushiti na instruktonte se si ta ruanim dhe se si të mbroheshim. Pas disa kohësh vjen Mehmet Shehu në Luzat. Mehmet Shehu kishte miqësi me Shehajt e Luzatit. Aty kishte ardhur dhe Ceno Shehu  që kishte për grua motrën e Bilbil Klosit. Unë në atë kohë kisha një patickë italiane dhe duke ditur që erdhi Mehmet She dhe kisha dëgjuar shuam për të u nisa për tek shtëpia ku ishte ai. Në oborr më ndaloi një nga rojat dhe më thotë ku do vesh?  I them un ët takoj Mehmet Shehun. Ti je kalama më thotë, ku pret kalamaj Mehmeti. Unë kundërshtova dhe u ngjita në dhomë. Shtyva derën dhe u futa në dhomë. Sa më pa Mehmeti më tha po ti çdo këtu me atë pushkë në krah? Dua të vij partizan në Brigadën tënde i thashë. Po ti je i vogël më thotë, ku do shkosh. Xhaxhai im që më ndoqi pas i thotë që Mehmet mos merë atë se është i vogël. Por unë ngulja këmbë. I thashë ti xhaxha ik. Kur ikëm Mehmeti më tha, mirëse të vish dhe pushka tu bëftë top. Sa u gëzova. Isha gati të fluturoja. Bashkë me mua morën partizan edhe 6 fshatarë të tjerë. Mua më caktuan në Kompaninë e parë. Me komandat Vehbi Hoxha.  Ikëm drejt grykës së Sheperit. Aty ishte një mjegull e madhe. Ne ngelëm në prapavijë dhe në vend të shkonim drejt u futëm në tokën greke. Kur e kuptuam nderuam drejtim U kthyem në Dhëmbel, në Përmet, në  Vërzhesh, ku u bë mbledhja e parë e Rinisë së Brigadës së Parë. Vehbi Hoxha pas një muaj u zëvendësua nga Hekuran Pobrati –Hero i Popullit. Nga Luzati ishte Haxhi Beqiri një bashkëfshatar i im të cilit xhaxhai i tha aman mbaje afër Bektashin.

 Kush ka qenë lufta më e ashpër që keni bërë me Brigadën e Parë?

Në Peshkopi në fushën e Halil Alisë. Ose Fushë Ali. Ky ka qenë komandant i ballit në atë zonë. Një luftë që zgjati disa ditë. Nga ne  u vranë 12 vetë dhe u plagosën 7 vetë. Në këtë luftë u plagosa dhe unë poshtë në këmbën e djathtë  nga një copë granate. Kjo copë më ngeli në këmbë deri në çlirimin e Tiranës. Më binte të fikët çdo tre orë. Kështu erdha  nderi në Tiranë e cila u rrethua për ta çliruar.

 Në cilat luftime është dalluar Brigada e parë?

Brigada jonë luftonte me moton” Tmerr për armikun, shpresë për popullin. Unë mund të veçoj luftimet ën Qafën e Gjarprit,  Tomorrcës, Mokërr, në fshatin Tunicë dhe pastaj shkuam dhe çliruam Pogradecin. Nga Pogradeci erdhëm në fshatin Polisht të Elbasanit ku kishte disa trupa balliste. I shkatërruam ato trupa dhe u nisëm në Labinot që është një nga luftërat më të mëdha. Nga lufta e Labinotit, erdhëm ën Peshkopi ku u ndeshëm me gjermanët. Këtu e thashë më lart është bërë nj nga betejat më të mëdha. Pastaj Brigada jonë u ngjit në Korab dhe më vonë  shkoi në Maqedoni. Në 1 gusht të vitit 1944 hymë në Dibër.  Për çlirimin e Dibrës morën pjesë tre Brigada, Brigada e parë jonë ajo Maqedonase dhe ajo Kosovare. Brigada e parë maqedonase u tërhoq dhe erdhi Brigada e katër e jona që mori pjesë në çlirimin e Dibrës. Nga Dibra shkuam në Burrel ku bëmë nj luftë  të ashpër me gjermanët të cilët u tërhoqën me makina. Ne i ndoqëm deri diku dhe kaluam në Krujë dhe më vonë nga Kruja në Tiranë.

 Sa partizan ranë dëshmorë nga Brigada e parë në luftë?

Kanë rënë  400 partizanë. Eshët ndër Brigadat që ka më shumë dëshmorë.

 Sa herë e ke takuar Mehmet Shehun gjatë luftës?

Gjatë luftës takime direkt nuk kam pasur. E shihja vetëm nga larg. Ne kishim komandantët tanë dhe detyrat ishin të ndara. Por më shumë e kam takuar pas çlirimit në festat që bëheshin në Vithkuq me rastin e krijimit të Brigadës së Parë. Unë kam vajtur në çdo festë dhe ai përveç nj feste nuk ka ardhur.

 Pas çlirimit

Brigada e Parë u fut në Shkodër, Kelmend, në Vermosh dhe pastaj afër Pejës dhe Gjakovës. Pastaj erdhi  urdhri të kthehemi në Kolik të Shkodrës se pse aty plasi një revoltë. Shkuam në fshatin Bajzë të Koplikut. Mua bashkë me katër shokë na merr ish gjeneral  Ziqiri Merjo më 12 mars 1945, në këmbë  në Shkodër në Lezhë dhe nga Lezha  në Tiranë. Na çuan drejt dhe  në shkollën e kadetëve më 15 mars 1945. Komnandant ka qenë Halim Xhelo  dhe Petit Gjergji.  Aty më doli shkolla për Jugosllavi për tanke. Nuk shkoj thashë. Më doli për marinë nuk shkoj thashë.  Më 30 mars 1948 më kanë nisur për në BS për studime si oficer për mbrojtjen Kundërajrore. Një vit e bëra në Gorki dhe më pas shkolla u transferua në Odesë ku ndenja dhe tre vjet. Pra bëra 4 vjet në BS. Në janar 1952 jam kthyer në Tiranë. Në fillim erdha komandant toge pastaj komandat baterie në Regjimentin Kundërajror në Tiranë në qytetin e nxënësve. Deri ën vitin 1966 kam qenë në Regjimentin 3700 të Artilerisë kundërajrore.  Në vitin 1966 më 8 janar, më çuan zëvendëskomandant Korpusi për Mbrojtje Kundërajrore. Dhe jam kthyer prapë në Tiranë ën vitin 1970 në Universitet në Brigadën e Studentëve deri ën vitin 1975. Pastaj kalova në Rajonin nr 2 në Tiranë në Brigadën e Forcave Vullnetare dhe të rinisë shkollore. Kishte në Komandën Kundërajrore të qytetit që kishte 7 Brigada. Komandant Brigade  kam qëndruar deri ën 30 qershor të viti 1984 kur dola në pension.

 Sa herë e ke takuar  Enver Hoxhën?

Dy herë njëherë ën Përmet dhe njëherë në Gjirokastër. Në Gjirokastër unë isha zëvendëskomandant Korpusi ai erdhi në repart dhe an tha kujdes se jemi afër me grekun, të jeni në gatishmëri në çdo kohë.

 Po kur

 Kur unë u bëra Komandant Brigade tek studentët ën Tiranë e kam takuar sërish. Ne kishim student edh në Kavajë  ku ishin dy degë gjuhët e huaja dhe inxhinieria elektrike. Mehmeti tha që dua të shkoj në një stërvitje me studentët. Ishte viti

 Kur ke marr vërejtje si oficer?

Në fund të viteve 1960, kur një aeroplan sportiv francez ishte ngritur nga Korfuzi dhe do të shkonte në Itali. Ishte dimër dhe ne e kapën kur ai u fut gabimisht në tokën tonë dhe filluam ta shoqëronim. U ngritën në gatishmëri. Lajmëruam qendrën. Ishim në ankth pasi nuk e dinim çfarë tipi avioni ishte. Dinim që ishte avion dhe kaq. Kur ai hyri në zonën e Kurveleshit na humbi nga ndjekja. Nuk arritëm ta kapnim më. U bë problem i madh. Se dinim se çfarë ndodhi. Na thanë se nuk ishit të aftë ta ndiqnit. U bënë shumë mbledhje. U bënë shumë diskutime. Mua më dhanë vërejtje. Pas pak ditësh qeveria franceze bëri notë sikur ne kishim qëlluar. Qeveria jonë kundërshtoi. U bë lëmsh ajo punë. Pas shumë muajsh, në pranverë, barinjtë e Kurveleshit e gjetën në një rrëzë mali të bërë copë. Pra avioni ishte përplasur ndaj na kishte humbur nga ndjekja. Trupat ishin ende ta padekompozuara nga dimri i madh. Lajmëruam menjëherë ambasadën Franceze, Erdhi vetë ambasadori. Aty u vërtetua që nuk ishte faji ynë, pra që ne nuk kishim qëlluar mbi ta. Ata kishin marrë ekspertët e vetë për të vërtetuar këtë. Nuk u gjet gjurmë plumbi. Pas kësaj ma hoqën menjëherë vërejtjen.

Albert Z. ZHOLI