Shkrumbohet nga flakët banesa,ku jetonte nëna me 5 fëmijët

553
Sigal

Digjet totalisht një banesë në fshatin Barbullush në Bashkinë e Vau Dejës, e cila i përket familjes Ndoci.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:00, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kane njoftuar shërbimin zjarrfikës pasi për momentin nëna dhe 5 fëmijët nuk ishin në shtëpi.

Shtëpia e familjes Ndoci është ndërtuar një vit më parë nga kisha pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike ndërkohë që sot ato përballen me një tjetër dramë pasi shtëpia është shkrumbuar totalisht, raporton Faxweb.

Sipas banorëve zjarrfikësit kanë vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, por asgjë nuk është e vërtetuar.