Shkodër, asgjësohen 730 rrënje bimë narkotike, proçedohet penalisht kryeplaku i fshatit

153
Efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, kanë bërë të mundur evidentimin e dy rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në bjeshkët e fshatit Xhaj, në komunën Shkrel, janë gjetur dhe asgjësuar në një terren malor, 380 rrënjë bimë Canabis Sattiva. Për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, D.M., 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe për veprën penale të “Mos kallëzimit te krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu në vendin e quajtur Siraç, të fshatit Vilë, në komunën Temal, u asgjësuan dy parcela me 350 bimë narkotike Canabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale”Kultivim i bimëve narkotike”.
Në të dy rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.