Shkodër, aksidentohet një shtetas austriak

238
Një automjet u aksidentua mbrëmjën e së martës në rrugën turistike Shirokë – Zogaj, duke përfunduar në brigjet e liqenit të Shkodres. 

Ai ra disa metra poshtë rrugës dhe shkak dyshohet të ketë qënë errësira dhe pakujdesia në lëvizje.

Lajmi u mësua vetëm paraditen e së mërkurës kur kalimtarë të rastit kanë parë mjetin të rrëzuar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet policore. Me të mbërritur efektivët e policisë nisën hetimet mbi shkaqet e aksidentit ku u përfshi mjeti tip Benz me targë AA 875 FR.

Pasi u vertetua se në shërbimin e urgjences së spitalit rajonal të Shkodres nuk ka mbërritur asnjë shtetas i plagosur, policia përmes targës arriti të konstatojë se mjeti i përket një shtetasi Austriak që jeton në vendin tonë. Pritet që të merret në pyetje ky i fundit për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe përse aksidentin nuk e ka raportuar në polici.

Nuk dihet nëse shtetasi në fjalë ka qënë i vetëm apo me persona të tjerë në momentin që ai u përfshi në këtë aksident, që fatmirësisht u mbyll pa viktima.