Parashikimi i motit për sot

345
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe afatshkurtra.

Parashikohet reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht në relievet kodrinore-malore, reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim 1-10m/sek, kryesisht në bregdet në orët e mesditës deri në pasdite. Valëzimi i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 17/26 Re shi
Kukës 13/26 Re shi
Lezhë 16/26 Re shi
Dibër 12/24 Re shi
Durrës 17/26 Re shi
Tiranë 18/27 Re shi
Elbasan 17/28 Re shi
Berat 15/28 Re shi
Vlorë 17/28 Re shi
Korcë 12/24 Re shi
Gjirokastër 14/28 Re shi
Sarandë 17/26 Re shi.