Shkarkimet nga vettingu, KLP miraton 35 kandidatë për prokuror

173

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë një vendim të paprecedent duke dyfishuar numrin e pranimeve në Shkollën e Magjistraturës me qëllim plotësimin e vendeve të mbetura vakante në prokurori si pasojë e shkarkimeve nga vettingu.

10 anëtarët e KLP kanë miratuar me votim numrin maksimal të kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021, duke përcaktuar pranimin e 35 kandidatëve për prokurorë.

Ky vendim vjen në një kohë kur rreth 30 prokurorë janë shkarkuar nga detyra si pasojë e vettingut gjatë dy viteve të fundit, ndërsa vendet e tyre kanë mbetur vakante në Prokurorinë e Përgjithshme, Apelit dhe Prokuroritë e shkallës së parë.