Siguria rrugore/ 7 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 53 leje të pezulluara

485
Sigal

 

Drejtoria
e Policisë Rrugore, vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin
e  masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës.

Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e
atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë  automjetin nën ndikimin e
alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej
normave të lejuara.

Masa këshilluese, por edhe ndëshkuese edhe për ata që
përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të
fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga
këta:

3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,

4 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Po në këtë  kuadër janë pezulluar 53 Leje Drejtimi,
nga të cilat:

11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e
alkoolit,

33 për shpejtësi tej normave të lejuara,

9 për semafor e shkelje të tjera.

Jane vendosur 202 masa administrative për mos vendosje të
rripit të sigurimit.

291 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 40 masa për mos vendosje të kaskës
mbrojtëse,

61 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të
automjetit.

Si dhe 1.237  masa për shkelje të ndryshme të Kodit
Rrugor

Polica thotë se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi
i rreptë i Kodit Rrugor  për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm,
rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.