Rruga e Llogarasë bllokohet si pasojë e motit i keq, thirrje për të mos kaluar në këtë rrugë

130

Rruga e Llogarasë është bërë e pakalueshme për automjetet për shkak se mbi të ka rënë shtylla ndriçimi dhe pemë që janë shkulur nga erërat e forta.

Policia e Vlorës u bëri thirrje shoferëve ta shmangin kalimin në këtë aks.” Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera.”