“Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre”, Vasili viziton banorët e plagosur në spital

436
Sigal

Ish deputeti Petrit Vasili ka takuar banorët e plagosur të Astirit në spital.Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se qeveria po fsheh shifrën e saktë të numrit të të plagosurve.

Ndërkohë shtoi se u ndalua nga mjekët të takonte të lënduarit.

Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre. Kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Nuk janë unë për shifrat, ka për detyrë ti fshehë qeveria. Më ndaluan dhe më penguan të hyj në spitalet ku kam shërbyer përgjatë gjithë jetës sime. Është hera e parë dhe më treguan rregullat ca sharlatanë.
Çdo gjë të fshihet. Të moshuar mbi 74 vjeç janë goditur me grushte. Një situatë të tillë nuk është parë. Kjo grabitje është tek pragu i derës dhe i godet të gjithë“, ka thënë Vasili.