Rrokadë në Policinë e Shtetit Transferohet Bizhga, vjen Çako

576
Sigal

TIRANE – Kupola e Policisë së Shtetit përfshihet nga ndryshime për të rritur performancën në strukturat e saj.
Sokol Bizhga, emërohet drejtor i Studimeve Strategjike, i cili ishte zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë në departamentit të Hetimit të Krimit. Një vit më parë Bizhga zëvendësoi ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçajn. Kështu, Bizhga zëvendëson Bilbil Memën tek Drejtoria e Studimeve Strategjike, ndërsa Mema emërohet drejtor i Akademisë së Policisë, post i cili kishte mbetur bosh pas dorëheqjes së Hysni Burgajt. Sakaq, vendin e Sokol Bizhgës në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e merr Haki Cako, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës. Në postin e drejtorit të Policisë së Gjirokastrës transferohet Kastriot Skënderaj, i cili ushtronte të njëjtën detyrë në Vlorë. Në vendin e drejtorit të Policisë së Vlorës emërohet Perlat Çullhai, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë në Durrës. Ilirjan Balla, dorëzon postin e drejtorit të Policisë së Kukësit për në drejtorinë e operacioneve speciale, ndërsa në vendin e tij emërohet Alban Çela. Vetë ministri i Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri zhvilloi një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me drejtuesit e strukturave të larta të policisë për të komunikuar emërimet e reja.


Tahiri firmos për Cakon dhe Nakon
Ministri i Punëve të Brendshme, Z.Saimir Tahiri, ka firmosur emërimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Z.Haki Çako, i cili më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Po ashtu ka firmosur lirimin nga detyra e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin të  Z.Pëllumb Nako, i cili ka përmbushur afatet e parashikuara në ligj për qëndrimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Ja ndryshimet ne Policine e Shtetit

Me synim  rritjen e performancës në strukturat e Policisë së Shtetit janë bërë ndryshimet e mëposhtme:

 Ministri i Punëve të Brendshme, Z.Saimir Tahiri, ka firmosur emërimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Z.Haki Çako, i cili më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër.

 Po ashtu ka firmosur lirimin nga detyra e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin të  Z.Pëllumb Nako, i cili ka përmbushur afatet e parashikuara në ligj për qëndrimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

 Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z.Artan Didi, janë bërë ndryshimet e mëposhtme:

–          Z.Sokol Bizhga është emëruar në detyrën e Drejtorit të Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

–          Z.Pëllmb Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.

–          Z.Bilbil Mema është emëruar Drejtor i Qendrës së Formimit Policor.

–          Z.Kastriot Skënderaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë.

–          Z. Alban Çela është emëruar në detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Berat.

–          Z.Ilirjan Balla është emëruar Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës.

–          Z.Afrim Tafa është emëruar Zv/Drejtor i Policisë së Qarkut Berat, më parë kryente detyrën si Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

–          Z.Jaeld Çela është emëruar Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës.

–          Z.Ervin Hasrama është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Durrës,

–          Z.Erdit Elmazi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Fier,

–          Z.Rifat Çoku është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe

–          Z.Haki Hasanbega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.