Persida në krye të Bibliotekës Kombëtare, Kumbaro: Punë të mbarë

585
Sigal

Persida Asllani  Drejtoresha e re në Bibliotekën Kombëtare ka nisur punën. Ajo ka zënë vendin e  Aurel Plasarit, pas vendimit të Këshillit të Ministrave.Sipas vendimit  të firmosur nga  zëvendës kryeminsitri Niko Peleshi, kjo lëvizje është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27. Aurel Plasari e drejton Bibliotekën Kombëtare prej 11 vjetësh dhe ka bërë një punë intensive për zgjimin përmes ekspozitave të fondit të rrallë të bibliotekës.

Ndërkohë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka uruar drejtoreshën e re. 
“Punë të mbarë Drejtoreshës se re, Persida Asllani në Bibliotekën Kombëtare, Biblioteka e të gjitha moshave!”, shkruan ministrja në rrjetin social Twitter.