Rikthehet në detyrë Artan Bajraktari, u akuzua se fshehu urdhër-arrestin e Mark Frrokut

516
Pas gati 5 muaj nga arrestimi dhe akuzat, është rikthyer në detyrë shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Ky i fundit u pezullua nga detyra pasi akuzohej se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e Mark Frrokut. Rikthimi i tij në detyrë vjen pasi gjykata e shpalli Bajraktarin të pafajshëm.

Bajraktari u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Policisë në atë periudhë Artan Didi, i cili në kërkesën për dorëheqje e quan shkelje të procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori. Më 22 korrik Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Bajraktarin i cili ishte në hetim për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Sipas prokurorisë “nuk ka vepër penale”.
Sigal