Pushteti ekzekutiv të ndërmarri nisma konkrete për kryerjen e ndryshimeve të ligjit për ushtarakët

224
Nga Kadri MUKA

Vijon nga numri i kaluar
Ky vendim lejoi rillogaritjen me kusht. Kushti ishte dhe është që ajo të çonte në rritjen e masës së përfitimit. Kësaj i shton se nuk lejohet asnjë lloj rillogaritjeje që çon në zvogëlimin e masës së përfitimit. VKM nr.793, datë datë 24.9.2010, i cili u miratua në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, vendosi moszbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese deri në reflektimin e tij në ligj. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në kundërshtim me Kushtetutën, e cila ndalon nxjerrjen e akteve normative për të drejta të parashikuara nga ligjet organike siç është statusi i ushtarakut, me aktin normative nr.5, datë 10.11.2010, ndërhyn në pagën referuese duke e zëvendësuar atë me pagë neto dhe pagë neto mesatare në një sërë përfitimesh të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009. Pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi e zvogëlon nga 50% të pagës referuese për 12 e 15 vjet dhe 2% për çdo vit tjetër në 1.5% të pagës mesatare neto referuese, duke e zvogëluar sa ½, 1/3 dhe ¼ masën e përfitimit. Njëkohësisht detyroi derdhjen e kontributeve shtesë nga 2% në 5%. Pagën referuese e zëvendësoi me pagën neto dhe pagën mesatare neto referuese. Pra, ky akt normativ në vend të reflektimit dhe pasqyrimit të vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, e shpërfilli plotësisht atë edhe pse Kushtetuta përcaktonte se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe përfundimtare. Vendimi nr.2, datë 18.02.2013 i Gjykatës Kushtetuese që pati për objekt shfuqizimin e këtij akti dhe ligjit nr.10367, datë 23.12.2010 që miratoi atë, pavarësisht se bëri të qartë se në kuptim të nenit 17 të Kushtetutës nuk janë të drejtat themelore kushtetuese, (pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi i cili përfshihet në sigurimet shoqërore bazë) pas vjen nga papunësia e detyruar dhe se Qeveria dhe Kuvendi ka të drejtë të bëjë ndryshime në sigurimet shoqërore suplementar dhe jo në sigurimet shoqërore bazë, ato nuk u përfillën këtë. Pensioni i parakohshëm u trajtua nga të gjithë si sigurim shoqëror suplementar dhe në emër të saj, masa e tij nga data 01.07.2009 u zvogëlua dhe caktua në masën 1.5% të pagës mesatare neto referuese për vit shërbimi. Vulën përfundimtare të mosrespektimit dhe moszbatimit të të drejtave garantuar nga statusi i 3 korrikut 1991 dhe 23 marsit 2004 e vunë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin njësues nr.3, datë 24 nëntor 2016. Me këtë vendim ato përligjën zvogëlimin e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sa një pension maksimal pleqërie në shkallë vendi nga data 01.01.1999 deri më 30.06.2009, përligjën moszbatimin e statusit të 23 marsit 2004 dhe ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 ndryshuar me ligjin nr.9481, datë 16.02.2006 si dhe mosvazhdimin e përfitimit të këtij pensioni deri në pension pleqërie sipas statusit të ushtarakut nga data 01.07.2009, dhe rillogaritjen edhe kur masa e pensionit zvogëlohet. Për 26 vjet nuk lanë gjë pa përdorur e shpikur vetëm e vetëm për të mos mos dhënë të drejtat në kohë dhe në masën e parashikuar nga statusi i ushtarakut, por edhe mohuar plotësisht një pjesë të tyre. Është pikërisht për këtë që ende edhe sot nuk ka mundur të bëhet realitet e drejta e përparësisë në pagë, e drejta e mbulimit të plotë të shpenzimeve shëndetësore dhe rimbursimit të barnave në masën 80-100%, e drejta e strehimit nga shteti, e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës mujore për 12 vjet femra e 15 vjet mashkulli deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie duke i shtuar për çdo vi tjetër shërbimi 2% të pagës mujore, e drejta e njohjes vjetërsi për pension pleqërie të periudhës së shkollës së lartë ushtarake, e drejta për përfitim të pensionit të pleqërisë mbi bazën e pagës referuese për periudhën para vitit 1994, e drejta e pajisjes me dokument identifikimi ushtarak, e drejta e lehtësisë në taksa e tatime, e drejta e njohjes vit i plotë i periudhës mbi 6 muaj, e llogaritjes së përfitimeve të pensionit të parakohshëm dhe pensioneve suplementare mbi pagën referuese të muajit të fundit të shërbimit. Në këtë ndërmarrje negativiteti, në ndihmë u ka ardhur roli inekzistent e nënshtrues i strukturave të FA, elitave të saj dhe indiferentizmi i pjesëtarëve aktiv të këtyre forcave. Jo pak ka ndikuar edhe mungesa e paraqitjes si një organizëm unik dhe të të folurit me një zë të vetëm i ushtarakëve në rezervë, lirim, pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pension pleqërie dhe pension suplementar pleqërie. Kalimi nga de juro në de fakto me status, sot pas më shumë se 26 vjet nga statusi i ushtarakut i 3 korrikut 1991 dhe mbi 13 nga ai i 23 marsit 2004, apelon, bashkimin e ushtarakëve në një zë të vetëm pavarësisht statusit në shërbim aktiv, rezervë, lirim e pension, si një domosdoshmëri absolute për vënien në lëvizje të vullnetit të institucioneve ligjbërëse dhe ligjzbatuese për shlyerjen e detyrimeve me të cilat i ngarkon Kushtetuta, statusi i ushtarakut vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe përmbushje të detyrave që kanë dhe kontributin që u kërkohet të japin në zbatimin e tyre. Apelon që pushteti ekzekutiv të ndërmarri nisma konkrete për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009, ndryshuar me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010 i cili miratojë aktin normative famëkeq të Këshillit të Ministrave nr.5, datë 10.11.2010, duke reflektuar në të vendimin nr. 9, datë 26.02.2007, nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, si një domosdoshmëri e respektimit të statusit të ushtarakut dhe garantimit të të drejtave që ky status i ka njohur ushtarakut. (Mospërfshirja e vendimit nr.2, datë 18.02.2013 i Gjykatës Kushtetuese lidhet me faktin se, ky vendim referon situatën e krizës financiare globale dhe mundësit e ndikimit të saj në ekonominë dhe financat shqiptare. Si i tillë ai nuk ka të bëjë me normalitetin dhe aq më tepër me kushtet e rritjes ekonomike e financiare të vendit ku ndodhemi sot. Apelon që pushteti legjislativ të miratojë ndryshimet e shtesat e nevojshme të projektligjeve që do paraqesë Këshilli i Ministrave. Në mungesë të tyre të ndërmarrë vetë nismën për ti dhënë fund kështu aventurizmit të vetë, atij të cenimit, kufizimit dhe zvogëlimit të masës së të drejtave të garantuara nga ligji organik, statusit ushtarakut me dispozita të ligjit të thjeshtë apo të aktinit normativ, e aq më keq të shfuqizimit të tyre me ligj në e për zbatim të ligjit organik. Apelon, zbatimin e detyrimit kushtetues të nenit 44 të Kushtetutës sipas të cilit, kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore. Të gjitha këto si një detyrim institucional, kushtetues, ligjor, programor e moral në respektim të shtetit të së drejtës, parimeve kushtetuese të tij, si një domosdoshmëri për t’i rikthyer dinjitetin dhe autoritet këtyre institucioneve dhe vetë shtetit si mbretëria e zotit në tokë dhe tereni ku realizohet e duhet të realizohet e vërteta dhe e drejta e cila sipas nenit 4 të Kushtetutës, përbënë bazën dhe kufirin e veprimtarisë së tij. Dëmet që i janë shkaktuar ushtarakut këto 26 vite e 3 muaj e ca janë produkt i akteve, veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme e qeverive që kanë paraqitur në kuvend ligje e ndryshime ligjesh në cenim, kufizim, zvogëlim, mohim dhe shfuqizim të të drejtave e garantuar nga statusi i ushtarakut, të miratuara në kundërshtim me parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Mosrespektimi dhe moszbatimi i të drejtave që statusi i ushtarakut i njeh ushtarakut nuk është përgjegjësi dhe detyrim i ushtarakut. Ato janë përgjegjësi e detyrim i këtyre dy institucioneve qendrore të shtetit që s’kanë njohur e respektuar shtet, s’kanë njohur e respektuar të drejtë dhe që për 26 vjet e lanë këtë vend pa shtet, pa atë shtet që garanton Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ku dhënia e drejtësisë është zëvendësuar me prodhimin e drejtësi për dhunuesin e shkelësin e Kushtetutës e ligjit. Ndaj dhe u takon pikërisht këtyre që të ndërhyjnë shpejtë e saktë në e për gjithçka kanë bërë me miratimin e ligjeve dhe ndryshimeve ligjore kundër statusit të ushtarakut, për të bërë kështu rregullimet e nevojshme ligjore dhe kryer rehabilitimin e zhdëmtimin e gjithë dëmeve që i kanë shkaktuar ushtarakut nga moszbatimi i të drejtave garantuar nga statusi i ushtarakut.