Rrëfimi shokues i futbollsitit të njohur: Kam tentuar vetëvrasjen, familja ime më ka…

753
Emmanuel Adebayor ka rrëfyer për herë të parë fakte nga jeta e tij private. Ish-sulmuesi i Real Madritdit, Manchester City-t dhe Arsenalit ka treguar për ‘So Foot’ nëj histori të trishtuar dhe kishte arritur deri atje sa të mendonte edhe më gjestin më ekstrem.
Futbollsiti me origjinë nga Togo, i cili tashmë luan me skuadrën turke të Basaksehir ka kaluar momente të errëta në jetën e tij dhe ka rrëfyer se ka tentuar jo një herë vetëvrasjen, për shkak të kërkesave të vazhdueshme të marra nga familja e tij shkruan Tg.com.
“Ata nuk janë interesuar asnjëherë për mua, më manipulonin dhe kërkonin sa më shumë para prej meje, nuk i interesonte gjendja ime financiare as shëndetësore”- ka treguar futbollisti. Marrëdhënia e tij me familjen e madhe që ka gjithmonë k qenë shumë e vështirë, që kur nisi hapa e tij të para në kampionatet evropiane.
“Kam menduar më shumë se një herë të vras veten, nuk mundesha më. Gjithë këto vite e kam mbajtur për brenda dhe ndiej shumë neveri se si shkuan gjërat
por tashmë jam shumë i lehtësuar që më në fund fola.
Gjërat janë shumë të vështira kur dhe të punosh fort për të nxjerrë familjen tënde nga skamja, por pavarësisht këtyre ata të vihen kundër. Shpesh kam ndryshuar numrin e telefonit, në mënyrë që familja ime të mos më kontaktonte.
Më merrnin në telefon jo për të më pyetur sesi isha, por vetëm për të më kërkuar para. Ju tregoj njëherë kur kisha pësuar një dëmtim në kohën kur luaja me Tottenhamin.
Më telefonuan në momentin kur po i nënshtrohesha një test të rëndësishëm mjekësor, për të më kërkuar nëse mundesha të paguaja këstet shkollore të një fëmije tjetër. Do të doja të paktën të më kishin pyetur njëherë sesi isha”- ka përfunduar intervistën futbollisti nga Togo.
Sigal