Psikologia Denada Toçe hedh teorinë e frikshme për vrasjen në Mallakastër: U joshën se u është rritur ajo mes këmbëve

957
Sigal

Psikologia Denada Toçe ka hedhur teorinë se vrasja në Mallakastër ka ardhur si pasojë e një joshjeje. E ftuar në emisionin “Opinion”, Toçe u shpreh se të rinjtë janë joshur nga fakti se në atë shtëpi jetonte një grua e vetme dhe kjo gjë u jep mundësinë të tregojnë ‘burrërinë’. Sipas psikologes, gjithçka ka nisur si një lojë dhe më pas ka dalë situata nga kontrolli.

Ata janë joshur dhe kanë shkuar për lojë në fakt. Janë joshur nga fakti që një grua jetonte vetëm. Dhe kështu ka nisur gjithçka, sepse pazari i hashashit atje është i legalizuar. Madje është si një lloj krenarie dhe ata ashtu janë nisur, ka dalë ai më popullori, ai 20 e ca vjeçari dhe ka thënë: He me, ju do bëheni burra? Teori kjo e…që të mos mendojë publikë tjetër gjë. Një grua që nuk i bindet një burri, një burri që i është rritur ajo që kanë mes këmbëve, e rrahin dhe e dhunojnë. Sepse është e frikshme vërtet. Të dhunosh një grua në Shqipëri nuk është gjë aspak,”– tha Toçe. 

Krimi i rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shumë parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.