Pse ranë pallatet në Thumanë? Ish-punëtori: U vodh hekuri dhe…

327

Pse në Thumanë ndodhi tragjedia? Një ish-punëtor që ka ndërtuar pallatet e rrëzuara nga tërmeti në Thumanë thotë se tek këto godina të ngritura pas viteve ’90 nuk janë përdorur materialet e duhura. Duke ditur edhe vështirësitë e kohës, ish punëtori tregon se u vodh hekuri dhe u përdor çimento e skaduar. “Ky pallat u ndërtua nga ndërmarrja e NHSN banesave dhe unë kam punuar këtu si bojaxhi, që atëherë shihnim materialet që vinin. Çimento ishte e një cilësie të dobët për arsye se çimento e cilësisë së parë bëheshin bunkerat. Punëtorët edhe specialistët bënin normën sepse do i çonin bukën fëmijëve dhe nuk shihnin cilësinë. E shoh me shumë dhimbje jo vetëm për dëmin material por edhe të gjithë njerëzve që ikë. Këto janë pasojat e asaj kohe”, është shprehur Mark Aliaj./TCH