“Përplasja” e Ramës me Robert Ndrenikën, kryeministri i refuzon fjalën

27
Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme projektin e Teatrit të ri Kombëtar.
Në këtë takim morën pjesë edhe një pjesë e madhe e artistëve.
Gjatë prezantimit Rama pati një “gricje” me aktorin e mirënjohur Robert Ndrenika.
Në fjalën e tij Rama hodhi thumba ndaj artistëve duke thënë se nuk përfaqësojnë artin, por fshihen pas hijes së Teatrit.
Pak para se Rama t’i jepte fjalën arkitektit Bjorke Ingles, artisti i mirënjohur, Robert Ndrenika kërkoi të flistë, por u refuzua nga Rama.
“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”, tha Rama