Aksident i rëndë në Rinas, makinës i del motori nga vendi

937
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit.
Sigal

Nga të dhënat e para mësohet se 3 automjete janë përfshirë në një aksident, ndërsa në foto dallohet se motori i njërës prej makinave ka dalë nga vendi.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, por përplasja ka qenë shumë e fortë.

Informacion paraprak.

Me datë 12.03.2018, rreth orës 18:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën për në Rinas ka ndodhur një aksident.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugen për në Rinas ka patur një përplasje mjetesh ku janë përfshirë mjetet AA225DU me drejtuese J. P., mjeti me targa AA 688HI, me drejtues I. V., dhe mjeti me targë AA931 PI, me drejtues A.O., ku si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit I.V.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.