Përplasi për vdekje të moshuarë, arrestohet 18 vjeçari pasi iku nga vendi i ngjarjes

437
Sigal

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi para dy ditësh përplasi me makinë për vdekje një të moshuar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Polica e Fierit njofton se i arrestuari është identifikuar me inicialet A.Xh. banues në Lushnjë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka nisur hetimet dhe për një 16-vjeçar, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.

Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”