Përplasen dy kamionë, ja çfarë ndodhi në Fier

512
Sigal

Dy kamionë janë përplasur me njeri tjetrin, diten e sotme rreth orë 17:35, në aksin pranë ish UMB në Fier.

Burimet e para nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se njeri prej kamioneve transportonte grurë.

Përplasja e kamionëve ka sjell edhe ngadalësim të trafikut për disa minuta, e ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe uniformat blu.

Mësohet se dëmet materiale janë te konsiderueshme, ndërsa po punohet për të gjetur shkaqet e përplasjes.

Kjo është përplasja e dyte e ndodhur në Fier sot, pasi që në orët e para të mëngjesit, nje kamion u përplas me një automjet tip furgon.

Fatmirësisht në të dyja përplasjet, nuk ka pasur të lënduar në gjendje të rëndë.

Aksidenti i kamioneve afër fshatit Plyk, në dalje të Fierit, rrugës për në Kraps, njësia administrative Portez, bashkia Fier.