Përgjimet, Prokuroria i çon kërkesë palës italiane

536
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.
Prokurorja Anisa Qilimi kërkon t’i vihen në dispozicion përmes Ministrisë italiane të Drejtësisë të dhëna konkrete mbi programin trajnues dhe qëllimin e këtij trajnimi policor dypalësh. “Cilët janë oficerët italianë të ngarkuar me këtë detyrë, – pyet prokurorja Qilimi dhe – A posedohet aktualisht pajisja ‘IMSI Catcher’ nga pala italiane?”. Kërkesat e prokurorisë vijnë në kohën kur misioni “Interforce”, i pyetur përmes Ambasadës, nuk ka kthyer ende përgjigje se ku ndodhet kjo pajisje, për të cilën ka dyshime se ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe që mund të jetë përdorur për përgjime po në mënyrë të paligjshme. 
Sigal