Përgjimet për blerjen e votave, Engjëll Musai: Zëri i Amerikës është pushtet i ndarë, ka kundërshtuar edhe presidentin

613
Sigal

Zëri i Amerikës është një pushtet i ndarë, ka kundërshtuar këdo që ka parë të arsyeshme duke marrë parasysh edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, – tha gjatë një interviste në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Fax News drejtori i gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai.

Sipas tij, kjo media ka një audiencë mbi 68% në Shqipëri dhe ajo, tha sot diçka që flitet gjithë ditën nëpër mediat shqiptare por edhe në bisedat e përditshme të njerëzve.

Musai argumentoi se, “Në një shtet modern dhe demokratik duhet të veprojë ndërgjegjja individuale që me dashje apo pa dashje, i kapur apo i pakapur personi i kompromentuar duhet të japë dorëheqjen. Kjo është një thirrje e madhe për studentët dhe gjithë shqiptarët që të mos tolerojmë cënimin e votës si një element i shenjtë i demokracisë”, – tha ndër të tjera ai.

Gazetari foli edhe për ikjen masive të shqiptarevë nga vendi duke u shprehur se 380 mijë persona sipas Departamentit Amerikan të Shtetit kanë bërë kërkesa për llotarinë amerikane, dhe kjo sipas tij e ka një shkak dhe arsye.

“Kemi një kulturë politike ku askush nuk guxon të kundërshtojë njëshin. Jemi në kushtet e një depresioni të madh pasi dikush që ka kulturën goditet dhe i bëhet presion se do të të varë te pema”, – tha Musai.

I ftuari foli edhe për koncesionet dhe problematikat që kanë zgjidhur apo ato që kanë shkaktuar duke thënë: “Koncensionet që janë dhënë për arsimin dhe për shëndetësinë janë një depresion në vete, kjo është e pacipë, është e pafalshme. Miliona euro janë hedhur nëpër koncesione por asgjë praktike dhe funksionale. Por këta e bëjnë për shoë, dhe fakti që studentët e nxjerrën jashtë loje këtë shoë është një mesazh se kësaj lloj sjelljeje i ka ardhur fundi”.

Engjëll Musai foli edhe për investimet e huaja në vend ku argumentoi se edhe ata që veprojnë aktualisht me investimet e tyre disa janë drejt largimit dhe disa të tjerëve ju mbaron afati dhe misioni i tyre.