Aksident në Tiranë, makina del nga rruga plagosen shoferi dhe pasagjerja

169
Sigal

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjerja në mjetin e tij D. H., 25 vjeçe. Dy të lënduarit ndodhen në spital.

“Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjerja në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.