OSHEE: Në 90% të zonave pa energji është normalizuar situata

536
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bëri sot të ditur se është arritur të normalizohet situata në 90 % e zonave të cilat gjatë 2 ditëve vuajtën nga mungesa e energjisë.
Në një njoftim për mediat OSHEE informon se moti i keq dëmtoi 76 fidra, dhe pas punës intensive prej 48 orësh të grupeve të punës të shpërndara në të gjitha zonat që patën probleme me furnizimin me energji, raportohet për normalizim të situatës në 90 përqind të këtyre zonave”.
Ky operator njoftoi sot se nga 76 fidra të dëmtuar si pasojë e motit të keq dhe shkarkimeve atmosferike në rrjet, mëngjesin e sotëm janë vetëm 8 fidra të stakuar në të cilat po punohet në terren me qëllim rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.
Po gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 07.56 është normalizuar situata e furnizimit me energji elektrike në Malësinë e Madhe.
Në këtë zonë, si pasojë e motit të keq u dëmtua transformatori në n/stacionin Vukpalaj duke u zëvendësuar me një të ri dhe mëngjesin e sotëm u furnizuan normalisht me energji zonat e Kelmendit, Kastratit dhe Gruemirës.
Sigal