PS sabotoi kandidaturën për kryebashkiak të LSI në Bashkinë e Podradecit

413
Në Bashkinë e Pogradecit në 21 qershor ndodhi që kryebashkiak fitoi kandidati i së Djathtës me 51 % kundrejt 46,25 % të kandidates së LSI. Ndërsa për këshillat bashkiakë, fitoi e Majta me 65 %, kundrejt 31,5 % të së Djathtës. Qysh në momentin e parë të publikimit të të dhënave të rezultatit zgjedhor për bashkinë e Pogradecit, gazeta “Telegraf”, duke u bazuar edhe në fakte të tjera, publikoi shkrimin, ku hodhi dyshimet e para se PS e kishte sabotuar kandidaten e ASHE për bashkinë e Pogradecit Diana Mile, meqë ajo u propozua nga LSI. Përpos të tjerave, fakti që PS erdhi e para në votë për këshilltarë bashkiakë, dëshmon se jo të gjithë socialistët në Pogradec votuan kandidaten e LSI për kryebashkiake. E vërteta vonon, por nuk harron, derisa…
Artan Shkëmbi, ishkryebashkiaku: Kandidaturë e gabuar, fushatë elektorale e keqe
Ndonëse nga PS u munduan shumë që të fshehin realitetin e hidhur, që PS në Pogradec nuk e votoi, por e sabotoi kandidaten e LSI për kryebashkiake, e vërteta nuk mund të fshihet gjatë. Dje, në një intervistë televizive ishkryebashkiaku i Pogradecit për 3 mandate, Artan Shëmbi pohoi qartë dhe prerë. Që kandidatura për kryebashkiake në bashkinë e Pogradecit ishte e gabuar. Madje, ishkryebashkiaku Shkëmbi shkoi edhe më tej, duke thënë që fushata elektorale ishte organizuar keq. Madje, Shkëmbi nuk u fsheh, duke thënë që ai ( si edhe krerë të tjerë të PS ën Pogradec) nuk mori pjesë fare në fushatën elektorale. Ja pohimi i djeshëm i ishkryebashkiakut të Pogradecit Artan Shkëmbi: “Nuk mendoj që rezultatet e Pogradecit kanë qenë surprizë as kur unë fitoja 3 mandate dhe as kur e majta humb. Nuk kam qenë i përfshirë në fushatë. Di ta lexoj rezultatin. Kandidatura e së majtës në Pogradec e gabuar dhe organizimi i fushatës i keq. Mendoj që ka qenë një organizimi i dobët i fushatës.”, deklaroi Artan Shkëmbi dje për Neës 24.
Ishte urdhër nga kryesia e PS, apo e PS në Pogradec sabotimi i kandidaturës së LSI?
Artan Shkëmbi, ishkryebashkiaku i Pogradecit, jo më kot zgjodhi kohën e tanishme për të bërë këtë deklaratë, që kandidatura e kryebashkiakes në bashkinë e Pogradecit ishte e gabuar…Dhe askush nuk mund të jetë naiv, që Artan Shkëmbi këtë konkluzion e paska nxjerrë pas një analize të gjatë të fushatës zgjedhore. Dhe, ca më pak, që kjo deklaratë nuk është personale nga Artan Shkëmbi, i cili tashmë është edhe Kreu i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale,pranë kryeministrisë i emëruar nga vetë Kryeministri Edi Rama.Ishkryebashkiaku i Pogradecit Artan Shkëmbi, duke deklaruar publikisht që kandidatura për kryebashkiak në Pogradec ishte e gabuar, përpiqet që fajin t’ja adresojë LSI dhe të shfaqësojë kryesinë e PS nga dyshimet dhe akuzat që i janë adresuar për sabotim. Dhe për ta përforcuar këtë ide, Artan Shkëmbi mbjell edhe analizën e tij, se fushata elektorale ishte e organizuar keq, ngaqë nuk u arrit tek problematika që shqetëson qytetarët. Por, a mundet të përgjgijet Artan Shkëmbi, përse ai nuk mori pjesë në fushatë, meqë 3 mandate të kaluara ai arriti të fitojë besimin e qytetarëve? Kishte urdhër nga kryesia e PS, që të rrinte larg fushatës? 
Artan Shkëmbi, me kallzim penal për shpërdorim detyre, shpërblehet nga Rama me ngritje në detyrë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer disa audite ekonomike në Bashkinë e Pogradecit. I fundit më 31 gusht 2012 dhe i përfunduar në dhjetor, kurse më 1 janar 2013 është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë e Përgjithshme. Nën akuzë ishte kryebashkiaku Artan Shkëmbi dhe 10 zyrtarë të lartë dhe punonjës zyre të institucionit, për shkelje të rënda të barazisë së tenderëve, shpërdorim detyre dhe për lejet e ndërtimit. Në dhjetor 2013 Task-Forca e Prokurorisë mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të zyrtarëve të Bashkisë së Pogradecit, për shpërdorim detyre në lidhje me lejet e ndërtimit. Atëhere, si shpejgohet, që Artan Shkëmbi, me kallzim penal nga KLSH për shpërdorim detyre, të emërohet Kreu i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, kur akoma nuk ka marrë pafajësinë ndaj këtyre akuzave? Ndoshta, shpjegimi duhet kërkuar, pikërisht,se Artan Shkëmbi merr shpërblimin te “kontributi” partiak që dha në fushatë, për sabotimin e kandidaturës së LSI për kryebashkiakun e bashkisë së Pogradecit. Sepse, çdo logjikë tjetër, që dikush, kur është ende nën akuzë penale për shpërdorim detyre, të emërohet, njëkohësisht, në një post më të lartë qeveritar, është i papranueshëm.
Sigal