Të shtëna me armë në Kamëz, është qëlluar disa herë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Kamëz.

Burime bëjnë me dije se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

NOA

Fatmirësisht s’ka të lënduar ndërsa policia është vënë në ndjekje të personit që qëlloi me armë.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.