Nuk kanë të sosur grabitjet, dy adoleshente i thyejnë makinën dhe i vjedhin celularin një të riu

573
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy 17-vjeçare të cilat akuzohen për vjedhje dhe shkatërrim prone. Mësohet se dy adoleshentet A.B., dhe E.L., të dyja 17 vjeçe i kanë thyer xhamin e makinës dhe i kanë vjedhur telefonin një të riu në qendër të Tiranës.

Ndërsa i riu me iniciale R.R. ka qenë në lokal një prej vajzave i ka thyer xhamin dhe më pas tjetra i ka vjedhur celularin.

Policia thotë se “arrestimi i tyre u bë pasi dje, në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, në ambientet e lokal ‘LUX’, kanë vjedhur telefonin e markës ‘Samsung’, në pronësi të shtetasit R. R., banues në Tiranë. Gjithashtu nga kryerja e veprimeve procedurale rezultoi se shtetasja A. B., ka dëmtuar me grusht xhamin e parë të mjetit, të shtetasit R. R”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”.